Senati i Kongresit Amerikan i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të marrë qëndrim të qartë për kandidaturën e Serbisë dhe të vazhdojë t’i mbështesë aspiratat evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas radios Evropa e Lirë, në rezolutën e miratuar të mërkurën, Senati uron Serbinë për paraqitjen e kërkesës për anëtarësim në BE.

Në rezolutë, Senati gjithashtu e fton qeverinë serbe që t’i intensifikojë përpjekjet për kapjen e të shumë kërkuarve nga Gjykata e Hagës, Ratko Mladic dhe Goran Haxhic.

Top Channel