Discovery, ulja shtyhet me 24 orë

19/04/2010 16:20

NASA shtyn me një ditë uljen e anijes kozmike Discovery për shkak të kohës së keqe.

Sipas Agjencisë Hapësinore amerikane, shuttle duhet të presë edhe 24 orë për t’u rikthyer në shtëpi, pasi ulja ditën e sotme do ta vinte në rrezik serioz.

Discovery ka në bord shtatë astronautë dhe duhej të ulej në bazën hapësinore Kennedy në orën 08:48 me orën lokale ose 14:48 me orën tonë. Misioni i anijes kozmike në hapesirë zgjati 14 ditë.

Top Channel