“Facebook”, mbyllet faqja e Bin Laden

19/04/2010 10:20

Është mbyllur në “Facebook” një faqe që mbante emrin e Osama bin Laden.

Ekzistenca e saj, e hapur më 25 marsin e shkuar, ishte zbuluar nga disa media që kanë bërë edhe denoncimin.

Profili mbante shkrimin “Lideri i Mujahedinëve” dhe tregonte në hapësirën e rezervuar për adresën e tij, “malet e botës”.

Më shumë se një mijë frekuentues të rrjetit social ishin nënshkruar si fansa të kreut të Al Kaedës.

Top Channel