Britani, UFO-t ndiqen nga dy avionë ushtarakë

10/04/2010 14:50

Rihapen sërish polemikat për ekzistencën e UFO-ve pas një videoje të regjstruar në Angli.

Me anë të kamerës së tij, një qytetar ka regjistruar një episod të cuditshëm që ka ndodhur disa ditë më parë.

Në pamje duket një disk i zi që ndiqet nga dy gjuajtës të aeronautikës ushtarake britanike (RAF).

Filmi, 30 sekonda i gjatë, është regjistruar në kontenë e West Midlands.

“Kjo është një prej videove më të mira që kam parë ndonjëherë”, shpjegon për “Daily Mail”, Nick Papa, ekspert i UFO-ve dhe këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes.

Top Channel