Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti nuk do të shkëputet plotësisht nga radhët e policisë.

Sipas mediave kosovare, ai është emëruar drejtor i shkollës së policisë në rajonin e Vushtrisë, me urdhër të ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi.

Ahmeti u shkarkua nga posti i drejtorit të përgjithshëm të PK pak ditë më parë nga kryeministri Hashim Thaci, në kuadër të ndryshimeve në administratën shtetërore.

Top Channel