Botës i duhet një barometër jetese

09/04/2010 13:20

Botës i duhet një barometër jetese për të parandaluar që ekosistemet dhe speciet e ndryshme të humbasin përgjithmonë.

Kështu thonë një grup shkencëtarësh, të cilët theksojnë se skema aktuale nuk përfshin aq sa duhet speciet nga grupe si kërpudhat dhe ato pa vertebër.

Duke shkruar në gazetën “Shkenca”, kërkuesit thanë se barometri do të rrisë numrin e specieve nga 48 mijë që janë aktualisht në 160 mijë.

Ata kanë shtuar gjithashtu se të dhënat do të ndikonin në identifikimin e zonave të cilat kanë nevojë urgjente për veprim.

Top Channel