Zbulohet sekreti i yllit të zbehtë Epsilon

08/04/2010 16:40

Shkencëtarët e Universitetit të Miciganit kanë vënë re një sistem binjak yjesh, duke vërtetuar atë që prej 175 vjetësh përflitej nga astronomët.

Për herë të parë është vëzhguar direkt objekti misterioz dhe elementi i errët i një sistemi yjesh. Epsilon Aurigae është ylli i pestë në radhën e ndricimit në kostelacionin yjor të Aurigës. Prej 175 vjetësh astronomët dinin se ai është më pak i shndritshem në krahasim me atë që duhet të jetë dhe cdo 27 vjet, shkëlqimi i tij ulet ndjeshëm.

Astronomët zbuluan se ai shoqërohet nga një tjetër objekt dhe eklipsi mbi këtë objekt u ka treguar shkencëtarëve se bëhet fjalë për dy yje shumë pranë njëri-tjetrit. Ylli që shoqëron Epsilon është i rrethuar nga një disk gazi dhe ai sillet në të njëjtin plan drejtimi me Tokën.

“Bëhet fjalë për një rast të pazbuluar askund më parë dhe gjithcka është e vërtetë pavarësisht se shihej si e pamundur”, shprehet John Monnier në revistën “Nature”.

Top Channel