Bakter që tret sushin në stomakun e japonezëve

08/04/2010 12:10

Në stomakun e japonezëve ndodhet një bakter i vecantë për të tretur sushin.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature”, ekspertët kanë pikasur këtë bakter në aparatin tretës me emrin Zobellia Galactanivorans, që ushqehet me algat e kuqe dhe ndodhet në stomakun e japonezëve, por jo të amerikanëve.

Pra prania e bakterit nuk është gjë tjetër vecse një ndryshim gjenetik falë kësaj lloj diete ushqimore.

Top Channel