Aleksandra po nis diten e saj te punes. Por kjo eshte nje pune vertet e vecante. Asnje pagese, asnje rroge, asnje shperblim. Ne kembim te perkushtimit, ajo merr thjesht dashurine e banoreve te vogla.

Aleksandra Zere, eshte 70 vjec. Moshen e trete ia ka dedikuar vajzave te kesaj shtepie femijesh. Per to, ajo eshte thjesht nene Sandra.

Kjo grua e moshuar, ka marre persiper misionin e mesueses vullnetare. Jep mesime rreth ekonomise familjare dhe i edukon vajzat te jene femra te denja ne jetet e tyre. Kete ajo e ben thjesht dhe vetem per pasion.

“E para te dine te sillen, mbi higjenen e trupit, te qepin, te qendisin. Mua me pelqen, mosha ben te veten, por une nuk rri dot pa ardhur. Sa te jem ne gjendje do te vij”, shprehet nene Sandra.

Permes kesaj dhome formohen shume ndjesi, mesime me vlere dhe lidhje te forta shpirterore mes vajzave dhe nenes vullnetare.

“Nena Sandra eshte pjese e imja. E vleresoj per moshen dhe mundimin. Perpiqem te marr me te mirat prej saj. Nena Sandra me eshte gjendur prane si nene. Me plot fjalen nene”, thote  Mbaresa.

Pika e dobet e nene Sandres jane vajzat. Krijon mundesi t’u gjendet prane me cfardo lloj menyrash. Por ketij rrethi te lidhur fort shpesh here kerkojne t’i bashkohen edhe djemte. Aleksandro i lutet gjithmone nenes ta mesoje te qepe.

Pas mesimit, vjen ora e shetitjes. Sot nena Sandra ka marre disa ore me shume leje tek autoritetet e shtepise. Do te shkojne te drekojne te gjitha bashke ne shtepine e saj.

E njohin shume mire kete banese qe i mirepret gjithmone dhe sapo futen e ndjejne veten si ne shtepi.

“I ve te gatuajne gjelle tradicionale, te vecanta. Dua qe kur te krijojne familjen te jene amvisa te mira. Nje amvise e mire eshte lumturi ne familje”, thote nena Sandra.

Me nene Sandren vajzat kane ndare shume eksperienca te para. Vitorja, nje vajze 13- vjec tregon per heren e pare qe ka bujtur ne kete shtepi.

“Heren e pare qe erdha, me futi nena per te bere byrek. Qaja nga inati se s’e beja dot. Kur mbarova isha bere koke e kembe me miell. I them 100 here faleminderit per gjithcka ka bere per ne”, shprehet Vitorja.

E gjithe kjo shoqeri, i sherben kesaj gruaje, per te harruar armikun dhe vuajtjen e saj te perhershme, vetmine. Dhe eshte pikerisht ne dite vetmie kur Mariela, Mikela, Mbaresa, Vitorja, Nertila dhe Lorena e vogel, jane rrezja qe sjell drite ne shtepine e 70 vjecares.

“Eshte nje kenaqesi shume e madhe. Sot jam me e lumtura. Nje puthje e tyre me shton jeten. S’ka kenaqesi me te madhe”, thote nene Sandra.

Eshte shpirti i nje gruaje-nene, e cila deshmon se vepra te vogla, shnderrohen shpesh ne nje domethenie te madhe.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel