Pogradeci nen debore, nje pamje piktoreske. Por per ata qe e njohin mire kete qytet, kjo eshte shenja se tani brenda shtepive ku banoret dimerojne te qete, ka mberritur nje moment i vecante.

Ashtu sic e do edhe tradita e ketyre aneve, stina e ftohte e cila nuk kalon lehte, kerkon pergatitjen e zahireve.

Amvisat kane rezervuar neper qilare ushqimet e parapergatitura qe ne vjeshte, e tani radha i vjen pastermase. Mishi i aromatizuar nga avujt e zjarrit rri nderur mbi sobat e pothuajse cdo shtepie.

Ndodhemi prane Pogradecit, ne Starove. Kjo familje ku kemi bujtur, ruan me fantizem traditat e zones, sikurse nuk heq dore asnje vit nga berja e pastermase. Kryefamiljari Ali Jacelli na thote se dimri ne shtepite e tyre nuk kuptohet pa mishin e thare mbi zjarr.

“Pa pasterma nuk mund te rrime. Keshtu kemi bere cdo vit”, thote Aliu.

Pastermaja e shijshme e kesaj zone, eshte produkt i shpirtit praktik te banoreve te saj, dhjetra vjet me pare, kur ende nuk ekzistonin elektroshtepiaket.

“Tradita e pastermas eshte prej shume vitesh. Dhe mund te themi eshte qe ne ate kohe kur nuk kishte frigorifere. Si zone e kemi pasur tradite”, shpjegon Aliu.

Bora e pare ka zene mbi toke dhe tani eshte koha me e pershtatshme per pergatitjen e pastermase.

“Kur fillon bie bora e pare pergatisim pastermane. Kur fillon debora fillon edhe pastermaja”, thote Merita Alla, bashkeshortja e Aliut.

Mishi i thare eshte shume i preferuar per keta njerez per aromen dhe shijen e vecante qe ai le ne gatime. Ndaj sot, kur tregjet jane plot dhe ky produkt mund te konservohet shume mire ne frigorifer, banoret vazhdojne te mos heqin dore nga pastermaja.

“Mishi i pastermase ka nje tjeter shije nga mishi i frigoriferit. Ai ka nje shije tjeter te vecante sidomos me fasule, me qepe apo me laker”, thote Aliu.

Ky ushqim ka edhe gjellet e saj tradicionale me te cilat gatuhet.

“Grihet qepa, skuqet, i hidhet domatja. Zjehet mishi i thate dhe perzihet me qepen e pergatitur. Hapim nje pete ku vendosim perbersin e mesiperm dhe e veme ne tepsi per ta pjekur”, shpjegon Merita.

Levizim ne nje tjeter shtepi te ketij fshati. Familja Gora eshte gjithashtu fanatike e tradites se hershme. Mandi, djali i madh na thote se e ka perqafuar me deshire kete tradite te se shkuares ashtu sikurse edhe brezat pas tij.

“Pastermaja per ne eshte shume e domosdoshme sidomos ne kohen e dimrit. Bejme gjithmone sidomos me mish lope. Ka nje shije te vecante dhe eshte shume me i mire se mishi i njome”, pohon Mandi.

Mishi do vetem nje jave per t’u bere pasterma dhe me pas ky produkt kaq i ushqyeshem dhe me shije eshte gati t’i mbijetoje kohes deri ne mberritjen e pranveres.

“Cdo vit shpresojme qe ta kemi gjithmone pastermane”, thote Aliu.

Dashuria e ketyre njerezve eshte nje shenje e mire se kjo tradite kaq e vlefshme nuk do te humbase. Dhe se nje dite ky produkt, do ta beje Shqiperine te krenohet ne artin kulinar, nese do te marketohet me zgjuarsi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel