Microsoft, program kunder pedopornografise

17/12/2009 03:00

Gjigandi amerikan i informatikes, “Microsoft” ka hedhur ne treg nje program qe eshte ne gjendje te diktoje materialet pedopornografike qe qarkullojne ne internet.

Softueri me i ri i pagezuar me emrin “Photo DNA”, arrin te kape ne rrjet “gjurmet gjenetike” dhe pas analizimit te tyre, nese materiali perputhet me pershkrimet pedopornografike ne database-n e tij fshihet menjehere nga qarkullimi ne internet.

“Microsoft” njofton se programi tashme ndodhet ne duart e qeverise amerikane dhe shume shpejt do te shperndahet tek te gjithe provider-at me te medhenj globale.

Top Channel