Qetsor Ferunaj, jeta jashte shtepise se Big Brother

24/11/2009 19:05

Ende vazhdon jehona e tij si fitues i Big Brother Albania 2. Me shkathtesine dhe inteligjencen, prakticitetin dhe ndjeshmerine si familjar, Qetsor Farunaj ka dashur te jete me shume se kaq.

Aktualisht vazhdon studimet ne vitin e pare per Shkenca Politike ne qytetin e Vlores. E frekuenton shkollen perdite, pavaresisht impenjimit si baba i dy femijeve. Pjesa e pare e dites eshte e mbushur me leksione, seminare, me takime dhe diskutime me pedagoge per degen qe ai ka patur pasion dhe qe e vazhdon normalisht.

Por koha kalon shpejt. Ndersa ne prill ne ambientet e shtepise se Big Brother ai mesoi se bashkeshortja, Liljana ishte shtatezene, sot vogelushen qe prej veres ka ardhur ne jete, ai e mban ne krahe. Thuhet se baballaret krijojne me vajzat nje lidhje hynore, kete gje na e verteton edhe Sori.

Ne kohen e lire ai e perkedhel dhe i thote fjale “te embla”. “E ndiej shume afer meje dhe eshte shume i gjendur ne familje. Pasdite me ndihmon me femijet”, shprehet bashkeshortja, Liljana. Por Sori ka edhe nje pike te dobet qe eshte djali i tij, Eri. Liljana thote se Sori me te kalon nje pjese te mire te kohes. Eri vazhdon te jete per te “idhulli” i deklaruar. Jeta e ciftit nuk duket e zakonshme. Ata pohojne se kane kaluar nje vere te nxehte dhe intensive duke shijuar frytet e fames. Liljanen kjo gje nuk e shqeteson aspak.

“Ka pasur nje ndryshim rrenjesor ne jeten tone per shkak te fansave qe e takonin Sorin”, shton bashkeshortja e tij. Ky ishte nje fragment nga jeta e atyre qe ne nje moment te jetes behen te famshem dhe me pas luftojne ta perballojne “suksesin e perkoshem” me te mirat dhe te keqijat e tij. I etur qe ne momentin e pare per te qene fitues, Qetesor Ferunaj, qe ndryshe e njohim si Sori,  eshte shembulli me i mire  per te mos patur frike nga fama dhe per ta menaxhuar sa me mire ate.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel