Vdes Thecer…macja e ministrit kanadez

14/11/2009 09:30

Edhe vdekja e nje kafshe mund te shkaktoje incident diplomatik.

Ministri kanadez i Transporteve njoftoi koleget se Thecer kishte vdekur. Ne fakt behej fjale per nje mace, por tek kryeministri kanadez u percoll lajmi se kishte vdekur ish-kryeministrja britanike Margaret Thecer.

Lajmi u perhap shpejt edhe ne mbremjen gala qe po zhvillohej ne Toronto per ushtaret e rene ne lufte.

Gjithcka u sqarua ndersa keshilltari i kryeministrit po bente gati telegramin e ngushellimit, kur ndihmesi mori ne telefon Londren per te patur sqarime me te hollesishme.

Thecer ishte shendoshe e mire e ne fakt kishte nderruar jete macja e dashur e ministrit te Transporteve, i cili i kisht vene kafshes, emrin e heroines se tij.

Top Channel