Dashamiresit e detit ne te gjithe boten kane nje aleat te ri ne luften kunder kandilave: koralet.

Ne Detin e Kuq dy kerkues izraelite kane shkrepur foton e nje korrali-sfungjer qe ha kandilat.

Behet fjale per nje zbulim qe ndodh per here te pare.

Deri tani dihej vetem se koralet ushqeheshin me planktone ose me sheqernat e nxjerra nga algat qe zhvillohen brenda tyre, ndersa armiqte e vetem te njohur te kandileve ishin disa peshq, breshkat e detit dhe disa zogj.

Specia e re eshte nje ekzemplar me nje diameter prej 30 centimetrash qe ka aftesi per te levizur.

Top Channel