Amazone, bie niveli i shpyllezimit

13/11/2009 11:55

Fenomeni i shpyllezimit ne Amazone ka pesuar nje renie me 45 perqind, duke arritur rekordin qe nga nisja e monitorimit 21 vjet me pare.

Lajmin e ka bere te ditur qeveria braziliane, e cila ka publikuar te dhenat e fundit statistikore qe tregojne se ne periudhen korrik 2008-gusht 2009 jane shkaterruar vetem 7 mije kilometra katrore pyje.

Renia e shpyllezimit eshte mirepritur nga qeveria, e cila e ka vleresuar si nje sinjal pozitiv ne prag te samitit te klimes qe do te mbahet ne Kopenhagen.

Por organizata Greenpeace deklaron se ne Amazone ka ende nje shpyllezim masiv dhe se objektivat e qeverise nuk jane edhe aq ambicioze.

Por presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva e ka mirepritur lajmin dhe e ka vleresuar renien e nivelit te shpyllezimit si “te jashtezakonshme”.

Ai tha se ndryshimi i klimes eshte ceshtja me e rendesishme me te cilen po perballet gjithe bota.

Top Channel