Bruz-Mali eshte nje nga ato fshatra qe te ben te kuptosh se “largesia” nuk ka kuptim. Vetem 30 kilometra larg sheshit “Skenderbej”, duhen kater ore rruge me makine dhe me kembe per te arritur atje.

Njerezit cuditen me emrin e fshatit, ndersa ne rastesisht, mesojme se “aty jetohet”. Pervec jeteses fale bujqesise, ky fshat mbart nje histori te dhimbshme qe ka nisur ne 21 prill te 2006-es.

Ne ate fshat te pakte me njerez, jetojne 6 femije jetime.

Deri ne qender te fshatit shkojme me makine, me pas nisim marshimin ne kembe drejt tij. Shtepia eshte nje nga kater banesat qe kane mbetur ne kete lagje, qe konsiderohet si periferia e Bruz-Malit.

E ndertuar 120 vjet me pare, duket sikur “guret e shtepise” e kane perfunduar misionin e tyre te strehimit, ata duken te raskapitur nga erozioni i kohes. Ne ate hapesire tashme te pabanueshme, dikur kane jetuar Nailja, Aliu dhe gjashte femijet e tyre.

Por pas 21 prillit te 2006-es gjithcka u shemb: Nailja perdori sepaten kunder burrit te saj dhe per kete u denua me 12 vjet burg.

Femijet mbeten jetime dhe ne ate shtepi te erret, qe ndricohet vetem nga drita e diellit, ne gjetem pese prej tyre.

Shaqiri thote se, prej tre vjet e gjysme, eshte perpjekur hap pas hapi t`i jape zgjidhje “jeteses se tyre te veshtire”.

“Kemi bere perpjekje duke u kerkuar ndihme ne komune dhe fjalet rane ne veshe te shurdhet, vajtem ne bashkine e Krujes dhe prefekturen e Durresit dhe nuk na eshte dhene asnje ndihme. Gjendja ketu eshte per te qare. Femijet jetojne ne shtepine e nje xhaxhai se shtepia e vete eshte shembur. Me shume fukarallek dhe shume veshtiresi”, eshte shprehur Shaqiri.

Drita eshte me e madhja e shtepise. Kur nena e saj u denua, ajo ishte 19 vjec dhe prej asaj dite ajo ka marre persiper te luaje rolin e saj. Filimisht ajo na tregon me radhe emrat e motrave dhe vellait te saj.

“Une jam Drita, motra e dyte eshte Nazmija, pastaj vjen Trendafilja, Sermaja, Ngushellimi dhe Zamira”, thote ajo.

Nderkohe gruaja e xhaxhait, Vaja thekson se femijet i do shume, por nuk ka me mundesi qe t’i mbajne per shkak te gjendjes ekonomike.

“I duam shume, jemi perpjekur per ta, por tani nuk i mbajme dot. Nena e tyre kreu krimin, i la jetim. Ajo nuk therrte nje pule, por nuk e di cfare ndodhi”, shprehet Vaja.

“Nese femijet duan nenen e vete, ne nuk i perkrahim me. Ose te duan nenen ose xhaxhallaret”, shton ajo.

Drita thote se  dita e saj eshte e ngarkuar. Ajo punon ne are, gatuan buken apo sistemon shtepine. Ajo thote se kur Nailja u denua, vellai i saj, ngushellimi ishte dy vjec. Ndersa sot ai shkon ne shkolle.

“Librat dhe fletoret mi kane falur shoket”, thote i Ngushellimi. “Nena s’me hyn ne pune se me vrau babin”, shton ai.

Drita thote me lot ne sy se ka vendosur te mos te martohet dhe se nenen e saj nuk ka per t’a pranuar kurre.

“Une do rri me femijet dhe as me ka shkuar mendja te martohem se kush do i mbaje ata”, thote Drita. “Edhe po doli nuk do ta takoj me. Ajo nuk behet me nena jone”, shton ajo.

Kjo eshte nje nga historite e krimit ne familje qe prej vitesh trondit Shqiperine, ne analizat e fenomenit shpesh here themi se eshte “fenomen i tranzicionit”, ka raste kur ‘fajtore bejme varferine”. Por ky “realitet i hidhur”, ndonjehere  nuk ka shpjegim, si rasti yne.

Nailja dhe Aliu u martuan me mbleseri, thane qe e donin njeri-tjetrin edhe pse jetonin ne maje te malit, te mbytur nga varferia. Dhe mesa duket, gjithe ky teater, nuk mjaftoi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel