Joga, te luftosh stresin me meditim

06/11/2009 19:10

Joga…kur e degjon gjithmone te sjell ne kujtese vendet e origjines, kulturen aziatike.

Tashme ky sport i ka kaluar kufijte e origjines, ai eshte nje realitet edhe ne Shqiperi. Ne keto caste gjendja mendore, emocionale dhe fizike e Ilira Osmanit eshte ne te njejtin ekuljliber. Eshte 27 vjec. Ajo eshte njohur me kete sport qe ne moshen 10 vjecare.

“Ndodhi qe daja im ka pasur nje renie nga nje mal dhe e vetmja menyre per ngjitje kocke ka qene me joga dhe ilacet”, shprehet Ilira. Qe nga ajo kohe, Ilira i besoi Joges mendjen dhe trupin. Sot joga eshte pjese e aktivitetit te saj te perditshem. I kushton ketij sporti pothuajse nje ore ne dite. Te tjereve ua keshilloj qofte edhe 10-15 minuta ne dite sepse do te ndienin benefitet e saj”, shton Ilira.

Si cdo aktivitet tjeter fizik edhe joga numeron mbi 4 mije ushtrime, por Ilires i pelqen te ushtroje me te domosdoshmet, ato qe e ndihmojne ne shplodhjen e trupit dhe mendjes. Edhe pse specialistet rekomandojne mengjesin dhe darken, 27 vjecarja e praktikon jogen sa here i jepet mundesia.

Te mirat e ketyre ushtrimeve jane te shumta. Ato i sherbejne vecanerisht Ilires per te takuar paqen shpirterore. Ndryshe nga sportet e tjera Joga nuk kerkon talent por perqendrim.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel