Kriza e energjise, Cavez: Shkoni ne banje me fenere

05/11/2009 16:35

Venezuela eshte nje nga eksportuesit me te medhenj te naftes ne bote, por pavaresisht kesaj, vendi eshte zhytur ne nje krize energjitike prej disa javesh.

Per te evituar perkeqesimin e situates ne Karakas dhe disa qytete te tjera te vendit ku kufizimet jane kthyer ne ceshtje dite, presidenti Hugo Cavez u ka bere nje thirrje te vecante shtetasve te tij. Ai u kerkon qe ata te shkojne me fener naten ne banje dhe te mos ndezin dritat.

 Nuk dihet ende nese eshte nje nga batutat e radhes se liderit te majte, por e sigurt eshte se nje thirrje e tille nuk ishte degjuar me pare. “Duhet te hyjme ne te gjitha ndermarrjet, shteterore apo private”, ka thene Cavez, i cili u ben thirrje edhe bizneseve qe te kursejne sa me shume energji.

Objektivi i Venezueles eshte qe te kurseje 20 % te konsumit aktual te energjise per te dale nga erresira ku eshte futur vendi.

Top Channel