Karaxhic, gjykata e Hages cakton avokatin
05/11/2009 17:25
Gjykata e Hages i caktoi sot nje avokat ish-liderit te serbeve te Bosnjes Radovan Karaxhic dhe e shtyu gjykimin e tij deri ne mars te vitit 2010.
Zhvillimet u bene nje dite pasi prokurorja Hildegard Uerc-Reclaf u kerkoi gjykatesve te caktojne nje avokat per Karaxhic, ne menyre qe procesi te vazhdoje edhe neqoftese ai vazhdon t’i bojkotoje seancat.
Te marten Karaxhic u paraqit per here te pare ne gjykate, duke thene se i jane shkelur te drejtat nga gjykatesit e Kombeve te Bashkuara, te cilet e filluan gjykimin e tij per gjenocid pa pranine e tij.
Top Channel