Siberi, zbulohet trupi i mamuthit te mitur

04/11/2009 12:10

Shkencetaret kane bere nje zbulim mjaft interesant duke zbardhur shume te dhena rreth jetes se mamutheve ne nje habitat shume armiqesor.

Paraardhesit e elefanteve tashme perfaqesohen me nje trup te pajete te konservuar ne menyre perfekte nga akulli qe eshte quajtur Lyuba. Ky ekzemplar ka ngordhur rreth 40 mije vjet me pare pasi eshte mbytur ne nje lume balte ne Siberi. Kete e vertetojne mbetjet e gjetura ne stomak.

Ishte vetem nje muajsh dhe peshonte 110 kg, ndersa ne stomak jane vene re edhe gjurme te qumeshtit qe ka pire nga mamaja. Fale ketij zbulimi, shkencetaret po perpiqen te kuptojne se si mamuthet e zhdukur rreth 10 mije vjet me pare, i rezistonin te ftohtit. Duhet thene se nje nga shkaqet kryesore jane shtresat e dhjamit, cka bente qe temperatura e trupit te ngelej konstante.

Trupi i mamuthit eshte gjetur nga disa gjahtare te zones, ndersa behet e ditur se deri ne vitin 2014 Lyuba do zhvilloje nje turne boteror ne muzete panteologjike me te medhenj te planetit.

FOTO GALERI
1/5
Peshonte 110 kilograme

Top Channel