Cambridge, “on line” me studentet seksi

29/10/2009 20:10

Gazeta e pare e studenteve te Cambridge e cila i dedikohet jetes akademike te institucionit te njohur britanik, luan me “gazetarine sensacionale”.

Faqja ka arritur te kete rreth 80 mije vizitore ne javen e pare te jetes, por klikimet dhe polemikat me te medha kane shkuar me seksionin “totty”, ne te cilin studentet e ketij universiteti jane publikuar me veshje intime dhe tregojne versionin e tyre seksi.

Kane bere xhiron e internetit disa imazhe, si ajo e Heidi, kickboxer ne aksion, ose te Emmalina Thompsell, studentja e Caius College dhe miss East Anglia, qe studion shenimet e saja me bikini dhe taka te gjata.

Por ne rastin e Becky Adams, studente dhe modele, mirembajtesit e faqes per pak jane perballur me denoncimin penal. Vajza nuk kishte autorizuar publikimin e imazheve te saja provokuese, ne mini-bikini te kuqe, duke kerkuar menjehere heqjen e tyre.

Natalie Szarek, perfaqesuese e unionit te studenteve te Cambridge ka kerkuar fshirjen e seksionit qe “kercenon emrin e mire te institucionit, duke inkurajuar sjellje te demshme ndaj grave”.

Megjithate faqet e “The Tab”, duke perfshire ketu edhe seksionin hot, hapen me veshtiresi. Ndoshta eshte suksesi apo thjesht behet fjale per nje faqe te bere nga studentet?

FOTO GALERI
1/5

Top Channel