Petrit Hajro, artisti ne kerkim te nje vendi pune

16/10/2009 19:35

Jane tingujt e nje trompe qe endet ne rruget e Tiranes ne kerkim te nje vendi pune.

Eshte pasdite, Petrit Hajro me trompen ne duar, e cila prej dhjete vitesh e shoqeron kudo, niset drejt hollit “Gjon Simoni” aty ku cdo vit jep koncert orkestra e radio televizionit shqiptar.

48 vjecari i cili prej disa javesh eshte kthyer nga Greqia ku emigroi per 17 vite, emocionohet sa here ne keto ambjente edhe pse me skenen eshte mesuar qe i vogel.

“Emocionet jane jazhtezakonisht te medhaja edhe pse me kete orkester une kam debutuar qe i vogel. Ne keto ambjente ndihem si ne shtepine time”, thote Hajro.

Eshte qetesi. Orkestra e vertete ka mbaruar provat dhe Petriti mund te ushtrohet lirisht ne vendin ku do te mund te qendronte, nese do te ishte edhe ai pjese e kesaj orkestre.

“Praktikohem cdo dite mbi 2 ore e gjysme, ka raste edhe me kater ore”, shprehet ai. Pertiti na thote se e gjithe jeta i eshte ndertuar rreth nje trompe me ngjyre te florinjte.

“S’ndahet vegla, ajo eshte e vetmja gje qe une shpresoj te rehabilitohem ne jete. Nuk bej dot asnje lloj profesioni tjeter”, shprehet ai.

Per kete arsye ai troket ne cdo dere institucionesh artisktike per ta mbykllur karrieren jo si nje endacak qe pasuri te vetme ka nje trompe.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel