Moda e timonit ne krah te kundert

12/10/2009 19:25

Makinat angleze, keta ishuj britanike midis nje trafiku kontinental jane shtuar kohet e fundit edhe ne rruget e vendit tone.

Irid Spahiu eshte nje nga te rinjte qe ka makine me timon ne krah te kundert. Ai thote se cmimi i leverdishem e coi drejt kesaj zgjedhjeje. “Veshtiresia eshte ne rruget dy-kalimshe kur ke ndonje fugon ose makine te madhe perpara dhe duhet te mbash pak distance per t’u futur ne parakalim”, thote Iridi.

Nderkohe Afrim Cibaku eshte nje tjeter shqiptar me makine me timon anglez, qe thote se eshte nje moment i veshtire per te gjithe drejtuesit. “Shoferi, duke pasur gjithmone parasysh se ka timonin djathtas e mban mendjen gjithmone tek ruajtja e vetes dhe makines”, shprehet Afrimi.

Si Iridi dhe Afrimi thone se ndryshe nga makinat me timon ne krah te majte, tek makinat e tyre pasagjeri duhet te jete i kujdesshem kur zbret. Edhe pse te ardhura nga nje bote tjeter ku rregullat jane te kunderta, makinat angleze po shqiptarizohen me lehtesi.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel