Misteri i Atlantides ndodhet ne Egje?

12/10/2009 16:30

Nje shperthim i madh vullkanik ne mes te detit dhe nje vale e madhe kane arritur te permbytin nje ishull te madh grek mijera vjet me pare.

Kjo ngjarje mendohet se ka frymezuar Platonin te shkruaje per qyteterimin e zhdukur te Atlantides ne librin e tij, “Dialogjet”. Sipas nje studimi izraelit, shperthimi i vullkanit ne afersi te arkipelagut te Santorinit shkaktoi nje cunami, duke pembytur ishuj te tere per shkak te vales qe arriti deri ne 30 metra lartesi.

Ishujt e Santorinit, rreth 200 km ne jug te bregdetit grek tregojne qarte edhe sot e kesaj dite prejardhjen e tyre vullkanike. Valet e cunamit u perhapen ne gjithe Egjeun pergjate 2 oreve. Ky ka qene vullkani me i madh qe ka perfshire ishullin e Theres qe sot quhet Santorini.

Ngjarja ka ndodhur mes viteve 1630-1550 para Krishtit dhe sipas studimit te Institutit Interuniversitar te Shkencave Detare ne Eliat te Izraelit, kjo histori ka inspiruar Platonin te flase per qyteterimin e humbur dhe shume te pasur ne ate kohe. Kerkuesit kane germuar ne plazhin e Izraelit ne 20 metra thellesi, duke gjetur sedimente dhe mbetje te vullkanit.

“Rindertuam gjithe ngjarjen dhe ajo qe gjetem ne breg mund te jete mbetje e sjelle nga nje vale anormale”, shpjegon gjeoarkeologu Beverly Goodman. Ne vijim, ai shton se nje fenomen i tille natyror eshte ne gjendje te zhduke nje civilizim dhe jo thjesht nje cope toke.

Top Channel