Kryeministri kosovar Hashim Thaci eshte shprehur “i lumtur” qe Komisioni Evropian ka pranuar te dergoje vezhguesit e tij per zgjedhjet lokale te 15 nentorit.

Deklaraten e tij Thaci e beri pas nje takimi me perfaqesuesin e KE ne Prishtine, ku nder te tjera rikonfirmoi angazhimin e qeverise se tij per zgjedhje te lira e te ndershme.

“Ne jemi te perkushtuar qe te kemi zgjedhje te lira, te ndershme, demokratike dhe me nje pjesemarrje te madhe. Synimi yne eshte qe te arrijme standartet e larta dhe te ndertojme nje demokraci te re”, ka deklaruar Thaci.

Top Channel