Egjipti pezullon bashkepunimin me Luvrin

08/10/2009 04:10

Egjipti ka pezulluar te gjithe bashkepunimin dhe lidhjet me Muzeun e Luvrit deri ne momentin qe ky muze t’i ktheje Kajros disa shkrime antike te cilat kur jane blere prej tyre diheshin qe ishin te vjedhura prej nje varri.

Lajmi behet publik nge Kryetari i Keshillit te Veprave Antike egjiptiane, Zahi Havas i cili ka shtuar me tej se bashkepunimi dhe lidhjet me Luvrin nuk do te vendosen deri ne rikthimin e shkrimeve antike.

Autoritetet egjiptiane pohojne se shkrimet antike jane vjedhur prej qytetit te Tebes dhe i perkasin nje varri te lashte.

“Kerkesa jone per rikthimin e ketyre objekteve eshte e ligjshme dhe plotesisht e drejte pasi specialistet e Muzeut te Luvrit gjate blerjes se ketyre veprave e dinin qe ato ishin te vjedhura tek ne”, sqaroi me tej Havas.

Por ky nuk eshte precedenti i pare i konfliktit te autoriteteve te anticitetit egjiptian me muzete e Europes. Edhe me pare Egjipti, po per shkaqe te njejta ka nderprere bashkepunimin me muze te ndryshem ne Britani dhe Belgjike deri ne momentin qe veprat e kerkuara i jane kthyer.

Top Channel