Dita per Aliun nis me po ato veprime e pune te zakonshme, edhe pse ai nuk eshte nje njeri qe qendron brenda kesaj kornize.

Ali Malaj eshte 75 vjec dhe duart i ka humbur qe ne femijerine e hershme.

Kjo fatkeqesi nuk e ka penguar aspak kete te moshuar sot, te kete nje jete normale. Tek e fundit edhe ai vete, perpiqet sillet si nje njeri normal.

Aliu na ka pritur ne shtepi e ndan nje kafe me ne, ndonese nuk do te tregohet kaq bujar me rrefimin mbi fatkeqesine e para 68 viteve, e cila i permbysi jeten. Megjithate nis e na tregon.

“Duart i kam humbur ne 41-shin, kur mbaroi Lufta e Dyte Boterore. Gjeta nje bombe, e ngacmova njecike dhe shpertheu. Me cuan ne spital ku me prene duart”, tregon ai.

Prej atehere Aliu eshte munduar te pershtatet. Shpirti i nje njeriu qe e do jeten dhe sedra e burrit qe nuk do te fitoje meshire e kane detyruar te aftesohet per gjithcka. Ai i’a del te kujdeset per veten pa ndihmen e askujt.

“Deri tani nuk ndjej asnje mangesi per trupin tim, per cdo gje, per larje, per veshje …”, thote Aliu.

75 vjecari tregon se eshte perpjekur gjithmone te kujdeset per familjen dhe dy femijet, ndaj nuk eshte kursyer te beje pune te ndryshme ne jete.

“Kam bere cdo lloj pune. Kur isha i ri punoja ne fabrike me brigata. Atehere kam qene shume i forte”, shprehet 75 vjecari.

Edhe sot qe eshte ne moshen e pensionit, Aliu nuk e ka ndeprere aktivitetin fizik, te cilin e mbush me punet shtepiake. Ne vecanti, ai kujdeset per hardhite dhe pemtarine, te cilat i ka kultivuar vete.

“Me kete pune merrem. I kam kultivuar vete keto hardhi”, thote Aliu.

Ndonese invalid, ai nuk i rendohet askujt ne shtepi. Perkundrazi ai u vjen ne ndihme pjestareve te familjes me lloj lloj punesh. Nusja e djalit, Fitnetja tregon se e ka krah te djathte ne shtepi.

“Kam 15 vjet qe jetoj me kete njeri dhe punet qe ben ai me habisin. Ai ben lloj lloj punesh, rregullon prizat, lavatricen kur prishet. Nuk le gje pa bere”, tregon Fitnetja.

Ky eshte nje personazh real, deshmi se vullneti eshte gjithcka ne jete, e me te asgje nuk eshte e pamundur. “Si figure kam qene i vdekur mes te gjalleve, por kam jetuar i gjalle mbi te gjallet”, shton Aliu.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel