Australi, kanguret masakrohen per shkak te nje gare

02/10/2009 11:30

Tragjedi ne Australi ku kafsha simbol e kontinenit te vecuar, kanguri eshte vene ne shenjester te njerezve. 140 kangure jane vrare.

Shkaku? Pengesa qe mund t’i benin gares “Bathurst 1000” qe do zhvillohet ne Mount Panama diten e enjte. Komuna e Bathurst e konfirmon dhenien e urdhrit per vrasjen e kangureve, por shton se ka pasur autorizimin e Sherbimit te Parqeve dhe Faunes per te garantuar sigurine e piloteve dhe publikut.

Ne edicionin e vitit 2007 te kesaj gare, nje kangur u filmua teksa po kalonte mespermes pistes. Pas ketij lajmi, ambientalistet kane zhvilluar nje proteste, duke e cilesuar kete si nje “masaker jo humane dhe te panevojshme”.

Deputeti i te gjelberve, Lee Rhiannon tha se vrasja e 140 kangureve nuk justifikohet me pengesen e gares. Ndersa nga ana tjeter, nje zedhenes io komunes ka reaguar duke thene se numri i kangureve ne kete zone eshte rritur ndjeshem dhe tashme ata jane kthyer ne nje problem.

 

Top Channel