Sezoni i plazhit ka perfunduar…megjithate tek-tuk neper zonat turistike ka edhe oaze me pushues.

Disa prej tyre kane ngarkese pune gjate veres, disa te tjere shijojne qetesine dhe ofertat ne kete sezon jane shume te mira. (Jashte Shqiperise)

E po ashtu ka edhe ata qe preferojne shtatorin per plazh, pasi nuk durojne dot temperaturat perveluese te veres, si dhe pelqejne pastertine e ketyre diteve.

Ne Shqiperi kane mberritur edhe disa turiste suedeze, te cilet pelqejne muaj jo shume te nxehte dhe jo shume te populluar.

Pushuesit e vonuar na bindin se shtatori eshte muaji me i mire per pushime…ama sidoqofte te gjithe dyndemi ne plazhe ne muajt me te nxehte te vitit, kur dielli te nxin me mire lekuren e kur kredhja ne uje sjell freskine ne zhegun e vapes se qershorit, korrikut e gushtit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel