Australi, “Facebook per te vdekurit”

21/09/2009 16:20

Nje rrjet social per te mbajtur kontakte me te gjallet edhe kur je i vdekur. Risia kete here vjen nga Australia dhe quhet “FromBeyond2u.com” (nga bota e pertejme tek ty).

I quajtur ndyshe “Facebook-u per te vdekurit”, faqja i jep mundesine atyre qe kerkojne te pergatiten per kalimin e pertejshem te ngarkojne video, foto dhe mesazhe, si pjese e nje “kapsule kohe” virtuale, qe mund te vihen ne rrjet pas vdekjes.

Ideatori eshte nje biznesmen ne Canberra qe ka pare bashkeshorten e tij qe ka perballuar me shume dhimbje vdekjen e personave te afert.

Top Channel