Vritet nje tranvestit ne Tirane

20/09/2009 09:10

Nje person eshte vrare nje ore para mesnates se djeshme ne Tirane i qelluar me thike. Ngjarja e rende ndodhi rreth ores 23 kur nje tranvestit qe ndodhej prane ish-hotel Drinit u godit per shkaqe te panjohura nga nje person.

Ai i kerkoi ndihme policit te sherbimit ne hyrje te drejtorise se pergjithshme te burgjeve, por as nderhyrja e tij dhe me pas e mjekeve te urgjences nuk i shpetoi jeten.

Viktima eshte nje prej tranvestiteve qe frekuentojne kete zone me emrin “Kristina”.

Ai shpesh eshte arrestuar nga policia sepse pervec ushtrimit te prostitucionit, vidhte edhe parate e klienteve te tyre.

Policia dyshon se autor i ngjarjes eshte nje person i cili ka ardhur ne Tirane per qellime prostitucioni.

Top Channel