Eshte shume e rendesishme qe punen ta besh me humor te mire. Jo te gjithe bejme shaka ne te njejten menyre, sidomos ne zyre. Megjithate te qeshurit, humori i mire ka nje impakt pozitiv mbi stafin.

Mund te qeshet per diferencat kulturore, per fjalet e pista, per besimin por edhe per diferencen mes gjinive.

“Humori eshte nje instrument i rendesishem ne pune”, thote drejtuesi i nje studimi, Marco Sampietro.

Sipas te dhenave ne Europe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes humori perdoret mjaft nga 98 perqind e te intervistuarve, ne Rusi nga 95, ne Japoni 92 perqind, pasi kultura kombetare   evokon seriozitet me te madh ne pune.

99 perqind e te intervistuarve ne Europe dhe SHBA deklarojne se e vleresojne shume humorin gjate oreve te punes. Jo vetem sepse humori i mire ndihmon ne uljen e tensioneve, por edhe nuk ve ne diskutim lidershipin dhe permireson klimen ne ambientin e punes dhe ul nivelin e stresit.

Megjithate jo gjithmone sjell efekte pozitive.

“Duhet te jemi te kujdesshem, pasi tjeter gje eshte humori i vazhdueshem dhe i ekzagjeruar dhe tjeter gje eshte atmosfera e mire per te rritur performancen ne pune vazuar ne terapine e humorit”, thote studiuesi.

Shakate jane te mira, te bejne te qeshesh dhe ta marresh punen me sportivitet, ama nuk duhet tepruar asnjehere, se perndryshe…

Top Channel