Australi, vitamina ne buke per te bllokuar semundjen

19/09/2009 10:55

Buka ne Australi do jete me e pasur me acid folik ose me sakte me me shume vitamine B9 per te parandaluar defektet tek femijet e sapolindur.

Vendimi eshte marre pas kontrolleve te realizuara nga Instituti i Ushqimit. Acidi folik njihet si nje element thelbesor per parandalimin e deformimeve tek te porsalindurit. Nje nga problemet me te medha tek femijet e sapolindur eshte mungesa e zhvillimit te plote te vertebrave.

Ky eshte nje nga problemet me te medha ne Australi, prandaj instituti ka dhene urdher qe bukepjekesit te shtojne vitaminen. 

Top Channel