TV, Sarkozy do t’i kete minutat e numeruara

01/09/2009 16:55

Edhe Nicolas Sarkozy do t’i kete minutat e numeruara ne TV. Nga dita e sotme fillojne ne France normat e reja qe rregullojne prezencen e politikaneve ne media.

Ne kete menyre hidhet poshte rregulli i meparshem qe ishte ne fuqi prej 40 vjetesh.

Numerimi i kohes se shfaqjes se politikaneve ne radio dhe televizion do te behet tani ne baze te “principit te pluralizmit”.

Koha e nderhyrjes se opozites parlamentare nuk do te jete kurre me e vogel se gjysma e asaj te mbledhur nga mazhoranca dhe nga presidenti.

Top Channel