Gjenerali: Ne Afganistan duhet strategji e re

31/08/2009 18:55

Nje gjeneral amerikan ne Afganistan ka bere thirrje per rishikim te strategjise ushtarake, duke sugjeruar se ajo aktuale po deshton.

Ne nje studim per ceshtjet strategjike, gjenerali Stanley McChrystal ka deklaruar se, edhe pse situata ne Afganistan eshte serioze, suksesi mund te asimilohet.

Raporti i hartuar nga gjenerali nuk eshte publikuar ende, por burime te rezervuara thone se zyrtari i larte ushtarak vlereson si prioritetin kryesor mbrojtjen e qytetareve afgane nga talebanet.

Raporti nuk permban nje thirrje direkte per rritjen e numrit te trupave.

“Situata ne Afganistan eshte serioze, por suksesi mund te arrihet dhe kjo kerkon nje rishikim te strategjise, angazhim dhe rritje te perpjekjeve tona”, thote gjenerali McChrystal ne studimin e tij.

Kopje te dokumentit i jane derguar sekretarit te pergjithshem te NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe sekretarit amerikan te Mbrojtjes, Robert Gates.

Top Channel