“Facebook” po gjen nje masivitet perdoruesish ne Shqiperi. Krahas perdorimit per t’u lidhur me miq te vjeter, “Facebook” po perdoret ditet e fundit, edhe si nje mjet kercenimi ndaj policise shqiptare, sic eshte rasti i hapjes se nje grupi ne mbeshtetje te Ledion Mares.

E vetmja foto ilustruese e Mares kur ai mbeti i vdekur pas nje perleshjeje me policine shqiptare u gjet ne “Facebook”.

Fotoja e tregonte te armatosur me nje automatik dhe qe shume shpejt do te perdorej nga te gjitha mediat e elektronike dhe te shkruara.

Mara nuk ishte i vetmi shqiptar qe kishte postuar nje foto te tijen ne “Facebook” i armatosur.

Nje investigimin disa javor i Top Channel duke naviguar per ore te tera ne kete rrjet social mundi te siguroje nje sere fotografish, te postuara nga individe shqiptare te armatosur.

Nga keto foto te ben pershtypje albumi nje vajze nga Tirana e quajtur Jonilda. Fotot e publikuara nga ajo me 12 Gusht 2009 apo dikush tjeter, mbajne si titull albumi “Jonilda, skorpione, garipe, shkaterruese, asgjesuese dhe dominuese e NATO-s”. Ne to duket qarte deshira per te pozuar me nje pistolete, ne pozicione te ndryshme brenda nje zyre, mbi te gjitha te treguarit e nje vajze agresive dhe ushtarake. E gjitha kjo mbase nga profesioni i Jonildes si ushtarake. Me veshje ushtarake dhe i armatosur ne nje kamp stervitjeje ka pozuar edhe Tomi Nano nje emigrant shqiptar qe jeton ne Birmingam te Anglise.

Nazmi Shabani si foto profili ne faqen e tij ne “Facebook” ka vendosur nje foto ku ai ka pozuar i armatosur. Si per te mos u mjaftuar me kaq i riu shqiptar, ka publikuar edhe 6 foto te tjera sikur te ishte nje Rambo i vertete. I kontaktuar nga Top Channel nepermjet postes elektronike ai thote se pistoleta qe mban ne dore eshte nje berrete 9 milimetra.

Ndersa Anton Pjetri qe jeton ne Zvicerr nuk e ka aspak problem te na tregoje, se pistoleta qe mban ne dore kur ka pozuar eshte pa leje. “Kjo pistolete eshte e nje shokut tim. Une jetoj ne Zvicer dhe nuk kam leje per te”  thote ai. 25-vjecari, Yrgyn Tahiri thote se tre fotografite ku ai ka pozuar me nje kallashnikov, shotgan dhe cifte i vendosi ne “Facebook” per t’i treguar miqve te tij ne Londer se te gjeturit e armeve te kalibrave te ndryshem ne Shqiperi nuk eshte problem. Sipas tij, kur ai u kishte folur per arme miqve ne Londer ata asnjehere nuk e besonin.

Sido qe te jete, per qejf apo per t’u krenuar, keto foto dhe shume te tjera si keto, ne “Facebook” deshmojne deshiren e te rinjve shqiptare ndaj armeve, te cilat i posedojne dhe fatkeqesisht shpeshhere nuk kursejne t’i perdorin.

Nga ana tjeter ato pasqyrojne pjesen e dhunshme te shoqerise shqiptare, pjestaret te se ciles nuk kursehen t’i bejne publike keto foto ne nje rrjet me 131 milione perdorues ne te gjithe boten.

Top Channel