Botanistet besojne se kane zbuluar nje nga bimet mishngrenese me te medhaja ne bote ne jug te Azise. Bima gjigande u gjend ne Palawan, ne qender te Filipineve nga nje skuader e drejtuar nga botanisti, Stewart McPherson.

Specia e dyte me e madhe ne bote, e quajtur “Nepenthes attenboroughii” eshte quajtur keshtu ne emer te prezantuesit te historive per natyren, David Attenborough.

Zbulimi i ri ka nje diameter prej 30 centimetrash dhe ka formen e nje filxhani te gjere, brenda te cilit, sipas McPherson, ka lengje dhe enzima me permbajtje acidi.

Preja terhiqet nga nektari i bimes dhe pasi kapet nga bima tretet nga permbajtja acide.

Fillimisht ajo ishte zbuluar ne 1907, por u zhduk prej atehere kur Manila u bombardua gjate Luftes se Dyte Boterore.

Top Channel