Te clodhur edhe me pak ore gjume?

15/08/2009 09:00

Eshte shume e cuditshme te degjosh se si nje kategori njerezish arrijne te flejne fare pak dhe gjate gjithe dites te jene shume aktive e te mos ndjejne lodhje.

Megjithate tani vjen edhe shpjegimi. Behet fjale per mutacionin e genit qe jep rezistencen.

Ky ndryshim po shkon drejt zhdukjes, pasi vetem 5 perqind e qenieve njerezore arrijne te flene pak dhe te ndihen shume mire gjate dites.

Studimi, i publikuar ne numrin e “Science” i kryer nga kerkuesit e Universitetit te Kalifornise, ka marre ne analize mijera kampione gjaku.

Vetem ne dy persona, nene e bije, u pa se si ato mund te flinin fare pak dhe te ishin plotesisht te clodhura. Nese ato flinin ne oren 10:30 te mbremjes dhe zgjimin e kishin ne 4:30 te mengjesit pasardhes, ato ndiheshin shume mire.

Top Channel