Qente shkurtabiqe, faji i ADN-se

20/07/2009 10:30

Qente me kembe te shkurtra ne proporcion me trupin e tyre, duhet t’ia hedhin fajin geneve qe kane trasheguar.

Shkencetaret e “American National Human Genome Research Institute” ne Meryland kane studiuar qente shkurtabiqe per te kuptuar dicka edhe rreth nanizmit te njerezve.

Ata kane analizuar kampionet e ADN-se se 835 qenve nga 76 raca te ndryshme, duke zbuluar se kane nje gen te dyfiste qe shkakton superprodhimin e nje proteine te quajtur FGF4.

Kjo proteine shkakton rritjen e kockave gjate zhvillimit embrional, por pengon rritjen e kembeve. Origjina e genit qe shkakton nanizmin i ka rrenjet rreth 14 mije vjet me pare, cka do te thote se qente e shkurter jetojne prej mijera vjetesh.

Ky studim eshte shume i rendesishem edhe per zberthimin e shkaqeve te shume semundjeve njerezore ku mutacioni i nanizmit prek genin FGFR3.

Top Channel