Brazili “nxehet” me Britanine

17/07/2009 11:35

Policia braziliane ka nisur hetimet pasi 64 konteinere me me shume se 1.400 tonelata mbeturinash te rrezikshme qe vinin nga Britania u gjeten ne tre portet kryesore te vendit.

Autoritetet deklarojne se mes materialeve qe jane sjelle ilegalisht ne Brazil ka edhe bateri, shiringa, pelena femijesh dhe mbeturina te tjera te demshme.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ambasada britanike ne Brazil, e cila ka deklaruar se do te marre masa te menjehershme.

Thuhet se Mbreteria e Bashkuar ka kundershtuar plotesisht cdo tregti ilegale te mbeturinave.

Nderkohe qe autoritetet braziliane jane shprehur shume te inatosura, duke deklaruar se, “Brazili nuk do te behet koshi i mbeturinave te botes”.

Top Channel