Vajza dy vjecare shpeton jeten te emes

14/07/2009 18:45

Nje vajze dy vjecare ne Bournemouth te Anglise i shpeton jeten mamase se saj duke marre ne telefon ambulancen.

Joanne Keeling ka me te vertete shume fat qe eshte mamaja e nje vajze dy vjecare shume te zgjuar.

Zonja Keeling u godit nga nje krize alergjike akute dhe ka qene pikerisht e bija dy vjecare qe ka ngritur telefonin, ka formuar numrin e urgjences dhe i ka njoftuar per gjendjen e mamase se saj duke i shpetuar jeten.

Lajmi qe eshte shperndare me shpejtesi ne te gjithe boten eshte konfirmuar edhe nga mjeket, te cilet thane se nese nuk do te ndodhte telefonata pasojat per zonjen Keeling do te ishin tragjike.

 

 

Top Channel