Macet, ja si i “manipulojne” padronet

14/07/2009 14:00

Macet jane ne gjendje te komandojne padronet e tyre dhe kete e arrijne fale nje mjaullime te vecante.

Zbulimin e ka bere Karen McComb nga Universiteti i Brigton ne Angli dhe e ka publikuar ne revisten shkencore “Current Biology”. Sipas saj, kafshet inteligjente dine se si ta leshojne tingullin zanor ne menyre qe te bejne per vete pronaret e tyre.

Ne kete menyre, padroni ben gjithcka ne menyre qe te plotesoje cdo deshire te kafshes se tij shtepiake. Gjate viteve te fundit McComb ka zhvilluar shume teste me mjaullimen e maceve ne momentin kur ato kane nevoje per me shume vemendje, duke vene re se ne shumicen e rasteve, pronaret bejne gjithcka per t’I plotesuar tekat kafshes se tyre te preferuar. 

Top Channel