Irak, atentat ambasadorit amerikan, Hill

13/07/2009 10:00

Ambasadori amerikan ne Irak i ka shpetuar pa asnje gervishtje atentatit kunder tij diten e sotme ne Bagdad.

Sipas agjencive te huaja te lajmeve, Kristofer Hill nuk ka marre asnje plage pas shperthimit te nje sasie eksplozivi ne rrugen ku po kalonte autokolona shoqeruese.

Nuk behet e ditur se ne cilen zone te Bagdadit ka ndodhur ngjarja, ndersa mesohet se asnje prej anetareve te eskortes shoqeruese te ambasadorit nuk eshte plagosur.

Ushtria amerikane ka nisur hetimet per te zbardhur emrat e atentatoreve qe kane organizuar atentatin ndaj kryediplomatit amerikan ne Irak.

Top Channel