Verona, mbaron shkollen e mesme 72 vjecarja

12/07/2009 11:25

Asnjehere nuk eshte vone per te marre nje diplome. Kete thenie e verteton me se miri nje shembull ne Itali ku nje 72 vjecare eshte diplomuar per here te pare ne jeten e saj.

Ajo i ka perfunduar studimet e mesme ne institutin e San Florianos me nje mesatare pikesh 71/100. E moshuara quhet Giuseppina Adami, emri i se ciles eshte bere i njohur pas publikimit te lajmit nga gazeta lokale, “L’Arena”, eshte pergjigjur shkelqyeshem ne testimin me goje, duke mahnitur profesoret e pranishem ne juri.

Por 72 vjecarja nuk njeh kufij, pasi ajo ka ndermend te vazhdoje edhe studimet e larta. 

Top Channel