Greqi, shkaterrohet rrjeti i pedofilise

25/06/2009 09:05

Nje operacion policor kunder rrjeteve te pornografise me femije ka cuar ne pranga 20 shtetas greke. Hetuesit gjermane njoftuan koleget e tyre greke per te pakten 170 gjurme elektronike te personave qe shfrytezonin kete lloj materiali.

Gjithsej jane akuzuar 39 persona, dy te huaj dhe 37 greke te cilet banojne ne dhjete qytete te Greqise.

Midis te akuzuarve eshte nje profesor liceu, nje zjarrfikes,dy pronare hotelesh turistike, nje nenpunes gjykate, kater biznesmene, 6 studente dhe 6 nenpunes private.

Top Channel