Sot merr forme Tirana e re

15/06/2009 08:20

Dita e sotme do te shenoje edhe nisjen e punes per ndertimin e Tiranes se re, e cila do te synoje te beje nje paraqitje sa me te mire ne Champions League gjate ndeshjeve te kesaj vere, por njekohesisht ka si detyre fitimin e titullit kampion dhe Kupen e Shqiperise, dy trofete e vetem qe ofron kampionati shqiptar i futbollit.

 Lajmi eshte bere i njohur nga burime prane kryedonatorit Refik Halili, i cili te enjten e kaluar eshte rikonfirmuar ne krye te klubit bardheblu edhe per nje sezon.

Pikerisht kjo gje, sipas burimit tone, ka mbledhur ne nje feste futbollistet bardheblu dhe kryedonatorin ne oret e mbremjes se djeshme. Por po ashtu eshte mesuar se ne kete feste, secilit prej lojtareve do t’u komunikohet edhe mundesia e rinovimit.

Boshti i skuadres, tek i cili Tirana pritet te mbeshtetet per sezonin e ardhshem, ekziston. Kete e ka konfirmuar edhe vete kryedonatori Refik Halili.

Kjo, pasi disa prej lojtareve kryesore i kane kontratat me Tiranen. Futbollistet, te cilet nuk kane nevoje te negociojne me Halilin per kontratat e tyre jane Mukaj, Memelli, Muzaka, Osmani, Devolli, Agolli e Sabien Lila, por edhe disa futbolliste te rinj, si Metani, Sorra e Ferra. Gjate bisedimeve te fundit duket se eshte arritur akordi pothuajse me shumicen e titullareve dhe sot ne klub mund te mberrijne kontratat e para. Mes te spikaturave jane edhe emrat e Nallbanit, Dabulles dhe Abrahamit.

Po ashtu, dita e sotme do te shenoje edhe rifillimin e stervitjes se bardhebluve, te cilet do te riveshin tutat bardheblu per te zhvilluar edhe seancen e pare ne oren 18.00 ne “Selman Stermasi”. Nderkohe qe mbetet per t’u zgjidhur edhe çeshtja e trajnerit, ku mes kandidateve te perfolur per te marre pankinen e Tiranes, eshte edhe ish-trajneri slloven i Maqedonise, Sreçko Katanec.

Top Channel