Rrefim shokuesi i Fignon: Jam me kancer

13/06/2009 11:50

Ish-kampioni ne ciklizem, francezi Laurent Fignon, dy here fitues i Tour de France ka deklaruar se eshte i prekur nga nje kancer ne stad te avancuar.

“Me kane gjetur kancer ne aparatin tretes”, tha Fignon, 48 vjec, gjate prezantimit te librit te tij.

Fignon thote se ky eshte nje lajm shume i keq, nderkohe qe ne trupin e tij jane perhapur metastazat.

“Nuk e di se sa jete me mbetet, por jam optimist, do te luftoj dhe do ta arrij ta fitoj kete gare”, u shpreh Fignon.

Top Channel