Austri, vajza e “monstres” nis jeten normale

02/06/2009 19:50

42 vjecarja Elisabeth Fritzl, emri i se ciles u lakua per nje kohe te gjate ne mediat boterore per shkak te abuzimit qe kishte bere me te i ati per shume vite me radhe, tashme ka nisur jeten normale.

Behet fjale per nje truproje qe e ka shoqeruar pas zbulimit te historise tronditese, i cili eshte shume me i ri se Elisabeth. Sipas psikologeve, kjo lidhje mund ta ndihmoje 42 vjecaren te rigjeje ekujlibrin mendor.

Para se te mbyllej ne bunker ne moshen 19 vjecare nga i ati Joseph Fritzl, Elisabeth kishte pasur vetem disa flirte te moshes. Gjate periudhes se erret te jetes se saj qe ajo kaloi ne bunker, lindi 7 femije me te atin, 3 prej te cileve u rriten nga mamaja e saj, e cila ka thene se asnjehere nuk ishte ne dijeni te asaj cfare ndodhte ne bodrumin e shtepise.  

Top Channel