Lufta kunder droges, pranga kryebashkiakeve meksikane

27/05/2009 09:25

Autoritetet meksikane kane arrestuar 27 zyrtare te larte ne shtetin Michoacan, qe dyshohen si bashkepunetore te trafikanteve te droges.

Mes te ndaluarve jane 10 kryebashkiake, nje gjykates dhe nje ndihmes i guvernatorit. Arrestimet ndodhen disa dite pasi policia ndaloi anetare te kartelit te droges te njohur si La Familia, qe kontrollon trafikun e droges ne kete shtet.

Eshte here e pare qe arrestimet mberrijne ne nivele kaq te larta dhe perfshijne gjeresisht kreret lokale.

Presidenti Felipe Calderon zgjodhi pikerisht shtetin Michoacan per te nisur ofensiven ushtarake kunder kartelave te droges ne vitin 2006. Media lokale raporton se karteli La Familia konsiderohet si nje nga bandat me te dhunshme te droges ne Meksike.  

Top Channel