Afganistan, 60 te vrare ne operacionin antidroge

23/05/2009 13:15

Forcat amerikane dhe afgane kane vrare 60 militante gjate nje fushate ajrore. Ne operacionin katerditor ne provincen e Helmandit u sekuestrua edhe nje sasi e madhe droge.

Behet fjale per 75 tone fara lulekuqesh qe perdoret per prodhimin e opiumit, 17 tone morfine, opium dhe heroine, si dhe nje sasi armesh dhe pajisjesh per bomba, nitrat amoni dhe eskplozive. Ne Afganistan prodhohet me shume se 90 perqind e opiumit te botes dhe tregtia e tij u siguron talebaneve 80 milione-400 milione dollare ne vit.

Ndalja e kesaj tregtie eshte nje nga qellimet e trupave te huaja ne vend, qe ndihmojne edhe ne operacionet kunder kultivimit te bimes.

Top Channel